Ndalese hyrjeje ne zonen Schengen

Pershendetje,

Perpara 1 viti, me dt 06.12.2019 udhetoj per ne Gjermani.  Kaluam tranzit ne Zvicer pasi kishim nderrimin e autobuzit atje, ku vjen edhe policia dhe na ben kontroll. Me moren brenda 3 dite dhe pasi me leshuan me vendosen ndalese ne pasaporte, arsya eshte se nuk kam vize per ne ch normale ne shtetasit shqiptar. Kemi te drejte pa vize me leviz apo per te udhetuar vetem 90 dite edhe ne ch. Une kam nje problem pasi me kane vene ndalese per te gjithe zonen schengen dhe se di sesi ta kontrolloj saktesisht pashaporten time nese jam me ndalese apo jo pasi une nuk gjendem ne Shqiperi. Jam me banim dhe ne procedure dekumentash ne shtetin gjerman, por prap ja kam friken pasi edhe shteti gjerman me ka thene qe ke ndalese dhe se duhet largohesh nga zona schengen. Une se kam leshuar europen sepse jam ne pritje nje femije me nje shtetase gjermane dhe permes femijes po pres te pajisem  me dokumentat gjermane. Por kam frike se mos ndoshta keto ndalesa me nxjerrin problem me shtetin tim shqiptar. Cfare me keshilloni te bej? Faleminderit,


Qytetari: A. B. Data: 23 October , 2020, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Ndalese hyrjeje ne zonen Schengen”

  1. 1

    Pershendetje. Sanksioni administrativ i ndalimit per te hyre ne zonen Shengen, nuk ju sjell probleme ne shtetin shqiptar, por ju nese jeni ne Shqiperi nuk largoheni dot drejt vendeve te zones Shengen, para se te perfundoje ndalimi. Per te marre nje inforacion te sakte lidhur me ndalimin dhe kohen e tij, mund t’i drejtoheni autoriteteve perkatese gjermane me shkrim. Sipas legjislacionit te Bashkimit Europian, ato kane detyrim t’ju kthejne nje pergjigje me shkrim, brenda nje afati jo me te gjate se 60 dite. Lidhur me procedurat qe ju duhet te ndiqni per te siguruar heqien e ndalimit perpara afatit per arsye te ligjshme, kjo nuk eshte pjese e legjislacionit shqiptar qe te mund t’ju japim keshillimin e duhur, pasi ne cdo rast vendimi merret nga autoritetet gjermane.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet