Mund të përfitoj pjesë takuese

Përshëndetje , jam martuar më 15/07/1992 , më 1992 ish vjehrri im bëri kërkesë si i pastrehë dhe përfitoj një hyrje 1+1 … kur është bër kërkesa unë kam qenë në përbërjen familjare të ish vjehrrit dhe e kam emrin ke çertifikat në Enti banesa pasi shtepia është e pa privatizuar ende nga 1992 deri aktualisht . Në qoftë se ish vjehrri më ka nda nga trungu familjar në dt. 1.12.1992 a përfitoj unë pjesë , pasi unë e kam emrin ke certifikata kur eshte perfituar banesa , por ne 1.12.1992 ish vjehrri na ndau nga trungu i tij familjar … Faleminderit


Qytetari: B. M. Data: 11 October , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Mund të përfitoj pjesë takuese”

  1. 2

    Ky është një rast shumë specifik. Enti Kombëtar i banesave ka një specifikë në rastet kur jepte shtëpi për personat në nevojë. Personi që bënte kërkesë lidhte me Entin kombëtar të Banesave që Kontratë Shitblerje (me rezervë) me këste për të paguar shtëpinë. Nisur nga kjo pronësia mbi shtëpinë nuk kalon nga Enti Kombëtar i banesave te personi pa u paguar kësti i fundit. Në momentin që vjehrri yt ka bërë shkëputjen nga trungu familjar ai ka qenë personi i vetëm që paguan këstet dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të përfitojë pjesë nga shtëpia (përveç bashkëshortes së tij). Pra, duke qenë se ju jeni larguar nuk jeni më kontribues në vlera monetare dhe aq më tepër nuk jeni më pjesëtar i familjes. pra, mendoj që nuk mund të përfitosh pjesë nga shtëpia. (kjo është një përgjigje bazuar në atë çka paraqet personi, sepse duhen parë edhe dokumentet për të krijuar një ide të qartë dhe të plotë), (për më tepër praktikat gjyqësore nuk janë të konsoliduar në këtë pjesë dhe mund të këtë edhe mendime ndryshe nga gjykata). Mendimi im bazuar në çfarë lexova për këtë çështje është që nuk mund të përfitosh pjesë.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet