Mund të përfitoj ndihmë juridike dytësore

Përshëndetje , kam përfituar ndihme juridike dytësore Avokat dhe përjashtim nga taksat gjyqësore .
Pyetja ime është sa kohë është e vlefshme ndihma ? Dhe në qoftë se unë nuk e hap proçesin gjyqësor dhe mbaron afati i ndihmës juridike mund të aplikoj përsëri në gjykatë për avokat dhe perjashtim nga taksat . Falrminderit


Qytetari: E. M. Data: 3 October , 2019, Kategoria: Kerkese per ndihme juridike dytesore.

One response to “Mund të përfitoj ndihmë juridike dytësore”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    3

    Pershendetje,
    Ligji “Per ndihmen ligjore te garantuar nga shteti”, nuk parashikon nje afat brenda te cilit ju duhet te ushtroni kete te drejte. Qellimi i ligjit eshte perfitimi i nje avokati falas me qellim mbrojtjen e interesave legjitim tuajat. Pasi ju me vendim gjykate perfitoni nje Avokat falas do te vijohet me proceduren e zakonshme ne perputhje me ligjin material dhe ate procedurial, ne varesi te llojit te kerkimit qe ju keni bere. Avokati i caktuar pasi njihet me vendimin e gjykates per ndihme dytesore falas, hyn ne mardhenie me ju dhe ne varesi te çeshtjes qe ju keni do vijohet me dhenien e sherbimit te kerkuar.
    Ju keshilloj qe per cdo veprim qe doni te ndermerrni, perfshire mos hapjen e procesit gjyqesor, te keshilloheni me avokatin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet