Moszbatimi i vendimit te apelit

Pershendetje,

Kam 7 vjet qe kerkoj rregjistrimin e vendimit gjyqesor  te formes se prere prane ASHK Vlore. Edhe pse me Urdher ekzekutimi nga Zyra e Permbarimit Vlore, ASHK kundershton dhe nuk kryen veprime. Ju lutem me thoni sesi mund te veproje? Per te teper shikoni dokumentin qe ju kam derguar bashkelidhur.  Faleminderit,


Qytetari: . . Data: 18 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Moszbatimi i vendimit te apelit”

  1. 1

    Pershendetje. Permbaruesi gjyqesor ka te drejte qe te vendose sanksion me gjobe per titullarin e institucionit qe refuzon te permbushe vendimin e gjykates. Gjithashtu ndaj personit mund te behet edhe kallzim penal ne prokurori per mosekzekutim te vendimit te gjykates sipas nenit 320/a te Kodit Penal.
    Nese permbaruesi refuzon qe te marre masat ligjore, ju keni te drejte qe te transferoni dosjen tuaj tek nje permbarues tjeter privat.

    Neni 320/a i Kodit Penal
    Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i vendimit të gjykatës
    ” Mosekzekutimi pa shkaqe të përligjura i një vendimi penal ose civil të gjykatës, nga punonjësi i ngarkuar me ekzekutimin e vendimeve, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
    Kur kjo vepër kryhet me qëllim fitimi ose çdo interes tjetër të dhënë ose të premtuar, si dhe për të favorizuar persona që kanë interes për mosekzekutimin e vendimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet