Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 38

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 40

Mosperfitimi i pages se luftes


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 38

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 40

Pershendetje,

Si ka mundesi qe une te mos e perfitoj pagen e luftes, kur une kam qene ne pune deri me date 11 mars? Pra deri ne momentin qe na u komunikua nga kompania per nderprerjen e punes per shkak te virusit. Mua me kane hequr nga siguracionet me date 3 mars. Si ka mundesi te me kene hequr me date 3 mars kur une kam punuar deri me date 11 mars? Cfare mund te bej?


Qytetari: K. B. Data: 14 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mosperfitimi i pages se luftes”

  1. Pershendetje!

    Nje prej kategorive qe perfiton ndihmen financiare prej 40.000 leke jane personat e larguar nga puna, ne periudhen ndermjet datave 11 mars deri ne daten 10 prill, sipas listepagesave te depozituara prane sigurimeve. Nese ju rezultoni e larguar nga puna me date 3 mars sipas listepagesave (bazuar ne ate cfare relatoni ne pyetjen tuaj), atehere ju nuk mund te perfitoni nga paketa e ndihmes financiare.

    Per te akomoduar situaten ku ju ndodheni, mund te aplikoni per te kerkuar:
    1. Pagesen e Papunesise bazuar ne VKM nr. 161 date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia”, ne rast se ju keni kontribuar në sigurimin shoqëror për një periudhë të paktën 12 mujore. Per kete, ju duhet te paraqiteni prane Zyres se Punes, brenda 60 diteve nga data e shkeputjes se marredhenies se punes (3 Mars), duke dorezuar kërkesën me shkrim dhe dokumentacionin perkates. Duhet te mbani parasysh se perfitojne pagese papunesie personat te cilet nuk marrin përfitime të tjera nga ligji i sigurimeve shoqerore, me përjashtim të pensionit të pjesshëm të invaliditetit.
    2. Shperblimet dhe demshperblimet e aplikueshme ne rast se zgjidhja e kontrates se punes eshte bere pa respektuar afatin e njoftimit, proceduren perkatese dhe pa shkaqe te justifikuara ose te pa arsyeshme. Nese situata qendron e tille, ju mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi, brenda 180 diteve nga perfundimi i marredhenies se punes.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet