Mosparaqitja ne pune per shkak te bllokimit jashte vendit

Pershendetje,

Jam nje infermier i nje spitali publik dhe kam ngelur ne Gjermani (qe nga data 15 mars) per shkak te mbylljes se kufijve.
A me takon paga mujore prane spitalit ku punoj per kete periudhe qe nuk jam paraqitur ne pune?
A ka te drejte te me shkepuse marredhenien e punes institucioni ku punoj, pasi une ketu kam ngelur per shkak te gjendjes se krijuar dhe jo nga deshira ime?
Faleminderit


Qytetari: o. M. Data: 27 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mosparaqitja ne pune per shkak te bllokimit jashte vendit”

  1. Pershendetje,

    Ne kushtet kur nuk keni mundesi te paraqiteni ne pune per shkak te nje mbylljes se kufijve, ju duhet te njoftoni punedhenesin per kete fakt dhe gjate te gjithe kohes se ekzistences se ketij shkaku i cili perben force madhore te drejtat dhe detyrimet e paleve duhet te pezullohen. Kjo do te thote qe gjate kesaj periudhe ju nuk keni te drejte te perfitoni pagesen pasi nuk keni permbushur detyrat funksionale objekt te marredhenies se punes. Lidhur me pyetjen nese punedhenesi ka te drejte te zgjidhe kontraten e punes per kete fakt, sikurse u argumentua me siper, mosparaqitja ne vendin e punes per shkak te bllokimit te kufijve pezullon zbatimin e kontrates se punes dhe nuk i jep te drejte punedhenesit per ta zgjidhur ate. Nga ana tjeter, edhe punemarresi ka detyrimin qe ta njoftoje menjehere punedhenesin per pamundesine per tu paraqitur ne vendin e punes dhe shkakun i cili e ka bere te pamundur te paraqiteni ne pune. Ne rast se ju nuk keni njoftuar punedhenesin per sa me siper, vleresoj qe punedhenesi ne kete rast ka te drejte te zgjidhe kontraten e pune ne menyre te menjehereshme.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet