Mospagimi i sigurimeve shoqerore

Pershendetje,

Kompania ku une kam punuar nuk ka paguar sigurimet shoqerore dhe shendetsore per disa muaj. Ne sistem dalin te deklaruara, por jo te paguara. Nga kontaktet qe une kam patur me kompanine thone qe, do t’i paguajne kur te kene lek gjendje. Nderkohe une kam aplikuar per asistence papunesie, te cilen nuk mund ta perfitoj nese sigurimet nuk paguhen brenda muajit janar. Kam te drejte te hap nje proces gjyqesor ne lidhje me kete ceshtje? Ka ndonje mundesi tjeter ankimi dhe nese po, ku duhet te drejtohem? Faleminderit,


Qytetari: R. S. Data: 27 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mospagimi i sigurimeve shoqerore”

  1. Pershendetje. Pavaresisht nese vendosni t’i drejtoheni gjykates, apo jo, ju keni te drejte te beni nje ankim prane Inspektoriatit te Punes. Nderkohe duhet qe per aplikimin per pagesen e papunesise (asistencen) te merrni nje pergjigje me shkrim nga ISSh. Kjo do t’ju vleje per t’ia shtuar objektit te padise (nese vendosni t’i drejtoheni gjykates) detyrimin e ish punedhenesit per te paguar shumen qe ju do te perfitonit nga sigurimet, ne formen e shperblimit te demit, se bashku me kerkimin per pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet