Pershendetje,
Une prej nje viti punoj ne nje furre buke. Problemi eshte se pronaret nuk paguajne sigurimet, jam e deklaruar ne sigurime por te paguara jane vetem 3 muajt e pare 9 muajt e tjere jo. Mund të me ndihmoni me ndonjë këshillë? Si të veproj?
One Response
Pershenderje,
Sjellja e punedhenesit tuaj perben shkelje te te drejtave tuaja si punemarres dhe shkelje te detyrimeve te tij si punedhenes dhe tatimpagues. Sa i perket te drejtave tuaja, ju mund t’i drejtoheni Inspektoriatit te Punes ne qytetin ku jetoni ose te paraqisni nje ankese ne faqen e Inspektoriatit Kombetar. per lehtesi linku : https://inspektoriatipunes.gov.al/e-sherbime-per-punemarresit/
Faleminderit!