Mosmarreveshje mbi kompetencen

Pershendetje,

Per shpalljen e moskompetences, a kam te drejte t’i bej kerkese gjykates dhe te kerkoj po ashtu dergimin e ceshtjes ne nje gjykate tjeter? Ceshtja eshte ne gjykim. A mund te ngrihet ne kete faze kjo kerkese? Faleminderit,


Qytetari: E. H. Data: 9 December , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

2 responses to “Mosmarreveshje mbi kompetencen”

  1. 1

    Pershendetje,
    Kodi i Procedures Civile ne nenin 61 dhe 62 parashikon se gjykata, kur konstaton se nuk është kompetente për shkak të lëndës, funksionit ose të kompetencës tokësore ekskluzive, sipas neneve 45 dhe 46 të këtij Kodi, (Paditë për të drejta reale mbi sende të paluajtshme dhe ato te lidhura me trashegimine), kryesisht ose me kërkesë të palëve, vendos moskompetencën e saj dhe i dërgon aktet në gjykatën kompetente.
    Në rastet e tjera, mungesa e kompetencës tokësore mund të merret parasysh vetëm me kërkesë të palëve, derisa nuk është nxjerrë urdhri për caktimin e seancës gjyqësore.
    Kundër vendimit të gjykatës që ka shpallur moskompetencën për gjykimin e mosmarrëveshjes, si dhe kundër vendimit të saj, mund të bëhet ankim i veçantë nga palët. Me depozitimin e ankesës, pezullohet gjykimi i çështjes dhe gjykata mund të kryejë vetëm veprime procedurale që nuk presin.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje,
    Moskompetenca lëndore dhe funksionale ngrihet edhe kryesisht ( nga gjykata) në çdo gjendje e shkallë të shqyrtimit. Moskompetenca tokësore mund të ngrihet ose kundërshtohet nga palët vetëm para se të ketë filluar shqyrtimi gjyqësor i provave.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet