Mosfillimi i hetimeve penale

Pershendetje,

Mosfillimi i hetimeve penale behet nga prokuroria apo ky i fundit ia kerkon gjykates masen e “mosfillimit te hetimit penal”? Si eshte procedura ju lutem? Faleminderit,


Qytetari: A. .. Data: 6 October , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Mosfillimi i hetimeve penale”

  1. 1

    Përshëndetje! Në bazë të nenit 291 të Kodit të Procedurës Penale, kur ekzistojnë rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit, prokurori jep vendim të arsyetuar për mosfillimin e procedimit brenda 15 ditëve nga regjistrimi i kallëzimit. Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatë. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet