Mosdhenia e rroges

Pershendetje!

Jam nje punonjese prane nje shoqerie private ne sherbimin e kateringut. Kjo shoqeri ka marre me koncension sherbimin e kateringut prane nje spitali. Qe kur u shpall gjendja e jashtezakonshme e covid-19, ne si punojese shperndarjeje ushqimi prane pavioneve te spitalit nuk na eshte dhene paga si muajt e tjere, por na eshte dhene vetem nje pagese prej 10000 lekesh. Ne dalim ne pune nje dite gjithe diten dhe diten tjeter pushim. Na eshte komunikuar me goje qe kjo gjendje do vazhdoje, pasi nuk ka shume paciente te shtruar ne spital dhe shpenzimet e firmes do i mbulojne me pagat tona. Nuk e dime se sa do vazhdoje kjo gjendje ku ne te paguhemi ne menyre qesharake me 10000 leke te reja ne muaj. Theksoj qe ne nuk kemi marre as page lufte. Ju lutem na informoni mbi te drejtat tona dhe na tregoni se si duhet te veprojme, pasi na duket sikur po shfrytezohemi ne kulm dhe pa te drejte. Ju faleminderit!


Qytetari: X. F. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mosdhenia e rroges”

  1. Pershendetje,

    Se pari, ndryshimi qe ka ndodhur ne marredhenien tuaj te punes, duhet t’ju njoftohej me shkrim.
    Se dyti, punedhenesi ka te drejte qe gjate kohezgjatjes se fatkeqesise natyrore te mos i ofroje pune punemarresit dhe kjo sigurisht qe pasqyrohet edhe ne pagese. Pra kjo mund te zgjase deri ne momentin e fatkeqesise natyrore, me tej eshte e paligjshme. Nga sa ju parashtroni ne pyetjen tuaj, rezulton se ju tashme punoni ne gjysmen e kohes se punes, kjo do te thote qe ju duhet te paguheni me gjysmen e pageses dhe kjo eshte e qarte qe nuk ka ndodhur, pasi dhe nese paguheni me page minimale, gjysma e saj nuk eshte 10000 leke, por 13,000 leke. Pra ju keni te drejte te kerkoni diferencen e pageses.
    Ne rast se pas perfundimit te gjendjes se fatkeqesise natyrore, qe eshte data 23 qershor, punedhenesi juaj ka detyrimin qe te riktheje marredhenien tuaj te punes, sic ishte me pare. Vazhdimi me kushte te tjera, pa rene ju dhe koleget tuaj dakord eshte ne kundershtim me ligjin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet