Mosdhenia e mjeteve per jetese

Pershendetje avokat,
Babai i femijes me ka nje detyrim te papaguar prej 240.000 leke te rinj nga pensioni ushqimor. Ne zbatim te nenit 125 te K.Penal i jam drejtuar me kerkese penale gjykates. Eshte caktuar seanca e pajtimit. Gjate perpilimit te akteve, viktima akuzuese eshte shenuar femija, por me perfaqesues ligjor mua (nenen e tij). Avokati qe eshte marre me hartimin e aktit, me tha qe nuk ka problem ne lidhje me jete shenim. Dua t’ju pyes nese ne seance mund te marre pjese edhe djali? Ne akte kemi kerkuar qe djalit (viktimes) t’i caktohet nje avokat dhe psikolog nga shteti. Perderisa eshte caktuar seanca, mendoni se mund te kete probleme ne lidhje me theniet me siper? Flm


Qytetari: N. L. Data: 20 January , 2021, Kategoria: Penale.

One response to “Mosdhenia e mjeteve per jetese”

  1. Pershendetje

    Ju informojme se Kodi i Drejtesise Penale per te Miturin parashikon se: “Në çdo fazë të procedimit penal me të miturit në konflikt me ligjin, si dhe gjatë pyetjes së të miturit viktimë ose dëshmitar, pavarësisht nga mosha mbi ose nën 14 vjeç, prania e psikologut është e detyrueshme”.

    Te njejtin qendrim mban edhe Kodi i Procedures Penale lidhur me te Miturin, vecanerisht ne nenet 35, 171/3, 297/3, 361/a, pra detyrimin qe nje i mitur kur deshmon, paraqitet per njohje, eshte i akuzuar apo akuzues, te shprehet vetem me pranine e nje psikologu.

    Per sa me siper, eshte kerkese e detyrueshme e ligjit qe i mituri te perfaqesohet ne cdo faze apo cilesi proceduriale nga psikologu. Cdo veprim ne te kundert eshte i pavlefshem.
    Mbeshtetur ne nenin 18/4 te Kodit Penal per te mitur, psikologu sigurohet nga ana e organit kompetent (Prokuroria/Gjykata).
    Neni 18/4 percakton: “Organet kompetente, sipas rastit dhe nëse kjo është e mundur, kujdesen që të sigurojnë praninë e të njëjtit psikolog gjatë gjithë procesit të drejtësisë penale për mitur dhe vetëm nëse kjo është në interesin më të lartë të të miturit”.

    Ne lidhje me shenimin e cituar nga ana juaj, ju bejme me dije se, nuk ka asnje problem pasi ju jeni perfaqesues ligjor i femijes suaj ne kete rast. Kjo eshte sqaruar ne nenin 3, pika 16 e Kodit per drejtesine Penale per te mitur, i cili percakton pikerisht se i mituri perfaqesohet nga prindi ose kujdestari ligjore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet