Mos-domosdoshmeria e Lejes se Qendrimit si kusht per te fituar shtetesine shqiptare.

Pershendetje, sic e kuptoj une Nenin 8 para. 3 te Ligjit per Shtetesine, i huaji i martuar me shtetas shqiptar prej me shume se 3 vjetesh duhet te kete pasur te pakten nje vit qendrimi ne Shqiperi per te fituar shtetesine por NUK kerkohet qe ai/ajo te kete leje qendrimi te vlefshme domosdoshmerisht ne momentin e aplikimit. Pra i huaji mund te kete jetuar ne Shqiperi vitin e pare te marteses ndersa 2 vitet e tjera bashkeshortet te kene jetuar jashte dhe prape se prape i huaji i ploteson kushtet e dispozites se cituar per fitimin e shtetesise pavaresisht se ne momentin e aplikimit ai/ajo nuk ka leje qendrim. A eshte leximi im i sakte, pra a kerkohet leje qendrim si kusht per fitimin e shtetesise nga i huaji i martuar me shqiptar?

Flm paraprakisht

Qytetari: V.K.
Data: 13 Shtator 2023, Kategoria: Shtetësi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Do duhet që i huaji i martuar me shtetas shqiptar të ketë leje qëndrimi në Shqipëri. Ky interpretim është rezultat i porcedurës së aplikimit që i huaji do duhet të realizoj.
    Në këtë link gjeni dokumentacionin e kërkuar për fitimin e shtetësisë me natyralizëm nga të huajt e martuar me shtetas shqiptar https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/9627/9627_dokumentacioni.pdf ku rezulton se dokumentacioni i kërkuar, vec të tjerave është edhe:
    3. Kopje e lejes së qëndrimit, (fotokopje e noterizuar).
    4. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e zënies me qera të banesës (fotokopje e noterizuar).
    Po ashtu dhe në momentin që bëhet aplikimi në e-albania, do duhet të bashkëngjisni këto akte (https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9627) .
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje