Mos dhenie e mjeteve per jetese

Personi A ( mashkull) merr ndihme ekonomike 3700 mije lek,nuk ka ne ngarkim asgje, eshte i pa pune dhe e mban familja. Si shkak i divorcit ndihmen ekonomike e mori bersoni B (qe mban femijet) dhe pas rinovimit te letrave te ndihmes ekonomike , personi B nuk e ka terhequr me. Tani personi B ben kallzim
per personin A per mosdhenie te mjeteve per jetese dhe duke e akuzuar se punon privatisht dhe se nuk i ka takuar femijet nderkohe qe B nuk ja ka lejuar dhe as femijet nuk jan afruar . Personi A eshte martuar serisht dhe ka nje femije. Familja jan te friksuar se ai mun te beje burg duke qene se personi B ( divorci per shkak te tradhtise se B) e ka kercenuar disa here se do ti marre gjithcka ka pse nuk e fali dhe eshte kthyer ne shqetesim edhe per bashkshorten aktuale. A mundet gjykata ta denoje me burg personin A ,i cili nuk ka asgje cfare te japi ?


Qytetari: J. L. Data: 21 November , 2019, Kategoria: Penale.

2 responses to “Mos dhenie e mjeteve per jetese”

  1. Nese eshte realisht sic parashtroni, mendoj se nuk mund te denohet me “Burg”, per kundravajtjen penale te nenit 125 te K.Penal.

  2. Duke qenë se personi nuk ka mundësi financiare të përmbushë detyrimin e vendosur me vendim gjyqësor, nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Dispozita 125 e Kodit Penal nënkupton kur personi ka mundësi dhe përmbush detyrimin. Në rastin tuaj jeni në pamundësi ekonomike, pasi trajtoheni me ndihmë ekonomike, e cila nuk përmbush as minimumin jetik, madje është edhe më e vogël se vetë detyrimi që ka vendosur gjykata (duke marrë parasysh praktikën gjyqësore që është 6000 mijë lekë minimumi). Dispozita nuk e shpreh në mënyrë eksplicite përjashtimin e personit nga përgjegjësia penale kur nuk ka mundësi objektive për përmbushjen e detyrimit, megjithatë praktika gjyqësore e ka marrë gjithmonë në konsideratë këtë fakt.
    Për mendimin tim personi nuk mund të mbajë përgjegjësi penale.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet