Mohim i vendit te punes (1)

Pershendetje

Kam dale i pari tek portali “Mesues per Shqiperine” dhe ne qytetin X kane fshehur vendet e lira te punes dhe si pasoje jam ende i papunesuar. Kam bere ankese ne ministri dhe ne DRAP kompetente dhe nga inspektimi qe kane bere se fundmi ka dal nje vend ne te cilin mund te futem une dhe qe eshte mbajtur i fshehte nga ZVA dhe drejtori i shkolles. Pyetja eshte, a kam te drejte te kerkoj rrogat qe nga shtatori me qe me eshte mohuar vendi i punes dhe si veprohet? Faleminderit


Qytetari: I. G. Data: 7 December , 2020, Kategoria: arsimi, Marredhenie pune, Shperblim demi.

One response to “Mohim i vendit te punes (1)”

  1. 1

    Pershendetje. Ne baze te Kodit te Punes paga eshte shperblimi qe merr nje person, per kohen dhe aftesite qe ve ne dispozicion te punedhenesit te tij, sipas kushteve te kontrates se punes. Ne rastin tuaj ju nuk keni lidhur kontrate pune dhe nuk keni kryer sherbimin perkates, qe te keni te drejte te kerkoni pagen. Pervec se te kerkoni te punesoheni, ju keni te drejte te kerkoni shperblimin e demit te shkaktuar nga ana e organeve te administrates publike. Kjo behet nepermjet gjykates, ne perputhje me ligjin 8510/1999, Per pergjegjesine jashtekontraktore te organeve te administrates publike.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet