mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19

Pershendetje!

Punoj ne nje kompani private, e cila eshte e hapur aktualisht, por punonjesve te tyre nuk ju mundeson masat mbrojtese ne pune (maskat). Per muajin prill, punedhenesi eshte shprehur se do te na nderprese kontraten per mosparaqitje ne pune. Ju lutem mund te me thoni ligjerisht si si procedohet ne kete rast? Pasi nuk eshte se une nuk deshiroj te paraqitem, por pa maska eshte e rrezikshme.

Faleminderit,


Qytetari: D. V. Data: 2 April , 2020, Kategoria: Pune, shendeti publik.

7 responses to “mjedis pune pa masa mbrojtese ndaj COVID19”

  1. Pershendetje,

    Nisur nga pyetja juaj, rezulton se ju punoni ne nje nga kategorite e biznesve qe lejohen te ushtrojne aktivitetin e tyre ekonomik gjate periudhes se pandemise dhe ne kete rast punedhesi juaj ka detyrimin per marrjen e te gjitha masave mbrojtese (dizifektim, maska, doreza, respektimi i distances etj) per te gjithe punonjesit e tij. Ne rast konstatimi se ky detyrim nuk eshte permbushur ne mjedisin tuaj te punes, Ju mund te ankoheni ne portalin shqiperiaqeuam.al ose prane Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe Sherbimeve Shoqerore http://inspektoriatipunes.gov.al/sq/kontaktoni-inspektoratin/, ne menyre qe institucionet pergjegjese te kryejne inspektimet perkatese me qellim marrjen e masave.

    Faleminderit,

  2. Në rast se punëdhënësi të largon nga puna nga shkaqe (të justifikuara ose të arsyeshme), atëherë mund të ngresh padi në gjykatë për “Dëmshpërblim për largim nga puna”. Por duhet të provosh që rregullat e vëna nga punëdhënësi bien ndesh me urdhërat dhe udhëzimet e përcaktuara nga aktet normative që rregullojnë gjendjen juridike të pandemisë.

  3. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne perputhje me urdhrin e Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe Sherbimeve Shoqerore “Mbi marrjen e masave te vecanta per parandalimin e perhapjes se infeksionit te shkaktuar nga Covid-19”, parashikon midis te tjerave: – Hartimin e nje protokolli me rregulla te posacme nga punedhenesi; – Ruajtje e distances 1.5-2 m; – Reduktim personeli; – Dezifektim ambjeti pune; – Sigurimin e maskave, dorezave etj.
    Nese punedhnesi nuk vepron ne perputhje me sa me siper, atehere merren masa nga Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore. Meqenese jeni ne kushte ku punedhenesi ju ka komunikuar se do ju heqi nga puna ne muajin Prill sepse nuk jeni paraqitur ne pune, ju keshilloj te dergoni nje e-mail zyrtar ne adresen e e-mailit te punedhenesit tuaj, ku t’i komunikoni arsyet e mos paraqitjes ne pune (pra sepse nuk po merr masat ne perputhje me urdhrin e ISHPSHSH). Me pas mund t’i drejtoheni me nje ankese Inspektoriatit Shteteror te Punes dhe Sherbimeve Shoqerore, ne faqen e tyre zyrtare (website). Faleminderit,

  4. Perderisa punedhenesi ju kercenon me largim nga puna per mosparaqitje, fillimisht njoftojeni edhe ju zyrtarisht se arsyeja e mosparaqitjes eshte mos dhenia e maskave sipas detyrimit ligjore qe rrjedh Urdheri Nr 46 date 12.03.2020 te Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore. Njekohesisht drejtohuni edhe zyrtarisht me ankese Inspektoriatit te Punes ta verifikoje problemin tuaj.

  5. Pershendetje!
    Sipas Urdherit nr 46 date 12.03.2020 te Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore , perdorimi i masave mbrojtese gjate punes pergjate periudhes se pandemise covid 19 eshte nje detyrim ligjor.
    Ne zbatim te ketij vendimi subjektet qe ushtojne aktivitet tregtare kane detyrimin te marrin masa ne ambjentin te punes per parandalimin e perhapjes se pandemise te sigurojne kushte te distances sociale per punonjesit, sigurimin e maskave, dorezave etj.
    Ne rast se jane shkelur keto masa apo nuk jane siguruar mund ti drejtoheni me ane te nje ankese Inspektoriatit te Punes dhe Sherbimeve Shoqerore.

  6. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:
    2

    Pershendetje

    Masat mbrojtese kunder virusit Covid-19 jane te detyrueshme per tu zbatuar nga cdokush dhe nga cdo aktivitet sipas Urdherit nr46 dt12.03.2020.
    Kushdo qe nuk i zbaton shkel ligjin dhe eshte subjekt i masave administrative. Per te denoncuar kete parregullsi mund ti drejtoheni Inspektoratit te Punes.

  7. Elis Bilali Elis Bilali says:
    1

    Pershendetje! Perdorimi i masave mbrojtese gjate punes pergjate perjudhes se pandemise covid 19 eshte nje detyrim ligjor i percaktuar nga Inspektoriati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore ne baze te urdherit 46, date 12.03.2020. Ne permbajtje te ketij urdheri parashikohet nder te tjera se subjektet tregtare hartojne protokolle te sigurise ne pune gjate perjudhes pandemise. Keto protokolle duhet te permbajne respektimin e distances 1.5-2 m, dizifektimin e ambjenteve te punes, hyrjes se ambjentit te punes, sigurimin e maskave dhe dorezave etj. Protokollet e sigurise se perhapjes se pandemise jane te detyrueshme te zbatohen, ne rast te kunder ndaj subjektit merren masa administrative. Institucioni perkates qe ben verifikimin e respektimit te protokolleve te sigurise eshte Inspektoriati i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore. Eshte lehtesisht i aksesueshem dhe mund te paraqesesh nje ankese per rastin konkret. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet