Pershendetje,
Kam shkruar edhe me pare persa i perket marrjes se femijes jashte vendit nepermjet procesit gjyqesor, pasi ish-bashkeshorti nuk me jep prokuren. Jam interesuar tek nje avokat ne qytetin tim dhe pergjigja e tij ishte qe nuk mund ta maresh dot dhe se eshte teper e veshtire kur nuk do babai. Atehere si te veproj, sepse nuk i kam mundesite te shpenzoj dhe mos fitoj gjyqin? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Dy jane mundesite per zgjidhjen e çeshtjes tuaj: 1. Nepermjet leshimit te nje deklarate noteriale nga ana e babait te femijes; 2. Ne rast se babai i femijes nuk e leshon kete deklarate ju mund t’i drejtoheni gjykates e cila vlereson leshimin ose jo te autorizimit perkates.
Nese jeni ne kushtet e pamundesise financiare per te patur nje avokat privatisht, dhe nese jeni subjekt i ligjit nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, pasi te plotesoni dokumentacionin e nevojshem, mund te plotesoni formularet per ndihmen juridike dytesore dhe ti depozitoni ato ne gjykaten ku do te ngrini kerkesen tuaj.
Bashkelidhur gjeni linkun e formulareve per ndihme dytese.
https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/
Faleminderit
Pershendetje
Mundesite qe te merrni autorizim per te levizur me femijen jashte vendit jane: autorizimi me prokure nga ana e babait, si dhe t’i drejtoheni gjykates.
Ne nuk mund te shprehemi mbi vendimarrjen e gjykates per te dhene autorizimin ose jo, eshte ajo qe vlereson rastin nese duhet apo jo te autorizoje levizjen tuaj jashte vendit me femijen. Faleminderit