Pershendetje, Jam ne proces divorci, pasi ka vite qe kam ndare, por divorci nuk eshte kryer. Doja te pyes pas vendimit te divorcit, ka nje kohe fikse, qe me ndalon te kryeje nje martese tjeter, pasi po planifikoj te jetoj jashte shtetit (me dike qe ka letra europiane). Faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Ne mbeshtetje te legjislacionit shqiptar ne fuqi nuk ka nje parashikim mbi ndalimin e kryerjes se nje martese tjeter brenda nje kohe te caktuar pas zgjidhjes se marteses se pare. Nese martesen e kryeni jashte Shqiperise, ju keshillojme te konsultoheni me ligjet ne fuqi te vendit ku do te kryeni lidhjen e marteses. Ne cdo rast, ju duhet te zgjidhni me vendim te formes se prere (vendim nga gjykata e apelit) martesen ne Shqiperi.
Faleminderit