Si te mbroj dhe te marr pronen time?

Pershendetje,

Jam nje zoteri nga Lbzh dhe me kane zaptuar token prej 5 dylym.  Une e kam me certifikate pronesie dhe personi qe na e ka zaptuar, jo vetem mua por shume te tjereve, na kercenon. Une paguj taksat, ndersa personi qe e ka zaptuar e punon dhe e mbjedh. Ne lidhje me kete problem kam bere denocim ne bashki dhe ne polici, por nuk me kane ndimuar. Me kane thene shko dhe hap gjyq. Une nuk kam lek per gjyq.  Cfare duhet te bej qe personi te me liroje pronen time? Cfare ndihme mund te me ofroni per ta ndjekur kete ceshtje? Faleminderit,


Qytetari: L. S. Data: 22 April , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie, Kerkese per ndihme juridike dytesore.

2 responses to “Si te mbroj dhe te marr pronen time?”

  1. Elona Mone Elona Mone says:

    Pershendetje,

    Ne lidhje me problematiken qe adresoni, ju sugjeroj te depozitoni nje kallzim penal ne Prokurorine Rrethit Gjyqesor Elbasan lidhur me vepren penale te “Pushtimit te tokes”. Bashkelidhni ne kallezim nje kopje te certifikates se pronesise dhe cdo lloj dokumenti tjeter, qe ju duket i arsyeshem per te faktuar cenimin 5 vjecar nga ana e personi tjeter.

    Gjithashtu, ju mund te hapni nje proces gjyqesor civil prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan, me objekt lirim dhe dorezim sendi, duke kerkuar qe pala tjeter t’ju liroje dhe t’jua ktheje pronen. Ne te njejten kerkese padi mund te kerkoni edhe shperblimin e demit te pesuar, duke perfshire fitimin e munguar pergjate 5 vite qe nuk keni ushtruar te drejtat tuaja mbi pronen.

    Nese jeni te pamundesi ekonomike, ju informojme se ju mund te kerkoni qe t’ju mundesohet nje avokat falas per ndjekjen e ceshtjes, duke iu drejtuar me nje kerkese gjykates ose organit procedues per ndihme juridike dytesore falas.

    Gjithe te mirat!

  2. Pershendetje,

    Krahas ankesave me shkrim prane njesise administrative/bashkise tuaj, Ju mund te beni kallzim penal ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor, per pushtimin e tokes dhe per kercenimet qe personi ju bën, pasi te dyja keto veprime perbejne vepra penale. Ne rast se nuk arrini te gjeni zgjidhje, atehere duhet t’i drejtoheni gjykates me padi me objekt, lirim dhe kthim sendi. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet