Ne lidhje me vitet e punes

Pershendetje,

Kam 15 vite pune ne kooperative. Ne 10 shtator 2019 duhej te dilja ne pension, por ne fshatin ku kam kryer punen koperative eshte nje grua me te njejten emer dhe mbiemer si une, se ciles i kane kaluar te gjitha vitet e mia te punes. Ne 2015 kjo zonje del ne pension me vendim te Gjykates se Apelit Durres, duke marre vitet e mia te punes. Nderkohe, qe kjo zonje, eshte 5 vite me e vogel se une dhe ne kohen qe ajo eshte martuar ne fshatin tim, une i kisha 5 vite pune te kryera. Kete informacion e mora kur u interesova prane “sigurimeve”. Jane nderruar emrat e baballareve tane dhe si pasoje kjo grua me te njejten emer e mbiemer si une, ka marre vitet e mia te punes. E kam derguar ceshtjen per ankim ne Komisionin Rajonal te Sigurimeve, por akoma skam marre asnje pergjigje.
Ju lutem me keshilloni se si duhet te veproj, kujt duhet t’i drejtohem, si mund t’i perfitoj vitet e mia te punes? Faleminderit,


Qytetari: L. M. Data: 25 December , 2020, Kategoria: Sigurimet shoqerore.

One response to “Ne lidhje me vitet e punes”

  1. Pershendetje,

    Per te qene te sakte ne hapat qe duhet te ndiqni ne vijim, do ishte e nevojshme te konsultonim dokumentacionin qe dispononi dhe arsyet perkatese te dhena nga institucionet mbi mosnjohjen e viteve te punes qe pretendoni.

    Nisur nga sa nga parashtroni ne pyetjen tuaj, ne parim, vleresojme se nese nga ana e ISSH nuk ju jane njohur vitet e punes, per shkak te nje mungese ne dokumentacion ose pasaktesi/korrigjime te mundshme te te dhenave ne regjistrin e punonjesve, atehere ne kete rast ceshtja duhet te zgjidhet gjyqesisht, prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor ku ju banoni aktualisht, pavaresisht se ku ka qene vendi i punes dhe pa pasur nevoje per ankim administrativ.

    Per nje konsulte me te detajuar, mund te na dergoni dokumentacionin perkates ne adresen e e-mailit te platformes: info@juristionline.al.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet