Ndjekja gjyqesisht e ceshtjes se refuzimit te azilit

Pershendetje,

Me është refuzuar azili politik në nje nga vendet e BE-se.  Per arsye ekonomike nuk pata mundësi ta ndjek ceshtjen në Gjykatën e Strasburgut. A kam të drejtë të ankimoj vendimin nga Shqipëria? Ju lutem nje këshillë nga ana juaj. Ju faleminderit,


Qytetari: N. L. Data: 24 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ndjekja gjyqesisht e ceshtjes se refuzimit te azilit”

  1. Pershendetje. Jo nuk mund ta ndiqni ne Shqiperi. Vendimi per refuzimin e azilit eshte vendim i autoriteteve te huaja dhe si i tille gjykatat shqiptare nuk kane juridiksion qe te vleresojne ligjshmerine e ketij vendimi. As avokatet shqiptare nuk kane kompetence qe t’ju perfaqesojne perpara gjykatave te huaja. Nese doni te ndiqni ceshtjen tuaj, kini parasysh qe ka dhe nje afat brenda te cilit lejohet qe vendimi te kundershtohet ne gjykaten e vendit. Ky afat eshte i percaktuar ne vendimin e refuzimit te kerkeses per azil.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet