Me duhet te pyes dicka

Kam nje objekt qe e kam dhene me qera nje personi per rrobaqepsi e kemi bere me marrveshje te noteri dhe kontrata mbaroi nuk dha asnje lek. Pastaj serish me marrveshje solli nje person tjeter qe do ta punonte ai dhe kontrata me kete te dytin perfundoi asnje lek dhe ky problemi tani eshte se personat ne fjale nuk po pastrojne objektin me materialet qe kane brenda. Kontrata ka 6 muaj qe ka perfunduar. Si veprohet pervec gjykates ??

Qytetari: D.D.
Data: 19 Shtator 2021, Kategoria: Detyrime

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

2 Responses

  1. Pershendetje
    Nese pronen ju thjesht nuk e shfrytezoni fizikisht, duhet te beni nje padi per lirim dhe dorezim sendi ne gjykate, duke paditu personin qe e perdor fizikisht sendin, mbi bazen e nenit 296 te Kodit Civil sipas te cilit: Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Faleminderit

  2. Pershendetje,
    Ne vijim te pergjigjes se koleges, ju bej me dije se mund te kerkoni ne padi pervec lirimit dhe dorezimit te prones edhe pagimin e detyrimeve perkatese te qirase, demin e shkaktuar ne formen e fitimit te munguar etj. Do duhet te padisni te dy qiramarresit respektivisht sipas kontrates qe secili prej tyre ka nenshkruar me ju.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje