Mbrojtja ligjore ne procesin penal

Pershendetje,
Per viktimen ne nje proces penal, a eshte e detyrueshme mbrojtja ligjore? Dhe ne rast se nuk kam gjetur avokat, a e cakton gjykata kryesisht? Faleminderit,


Qytetari: F. A. Data: 31 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Mbrojtja ligjore ne procesin penal”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Kodi i Procedures Penale ne nenin 58 pika ç parashikon se: “Viktima e vepres penale mund te kerkoje mbrojtes, dhe kur eshte rasti te perfitoje ndihme juridike falas, sipas legjislacionit ne fuqi”.

    Neni 11 i ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, parashikon se: Ndihma juridike i ofrohet personave të mëposhtëm, pavarësisht të ardhurave dhe pasurisë së tyre:
    a) viktimave të dhunës në familje;
    b) viktimave të abuzuar seksualisht dhe viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore, në çdo fazë të procedimit penal;
    c) viktimave të mitur dhe të miturve në konflikt me ligjin, në çdo fazë të procedimit penal;
    ç) fëmijëve, të cilët jetojnë në institucionet e përkujdesjes shoqërore;
    d) fëmijëve nën kujdestari, të cilët kërkojnë të nisin një proces pa miratimin e kujdestarit të tyre ligjor ose kundër kujdestarit të tyre ligjor;
    dh) personave që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore, duke përfshirë edhe personat që përfitojnë nga statusi i të verbrit;
    e) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit të pavullnetshëm në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor, sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi për shëndetin mendor;
    ë) personave, të cilët i nënshtrohen trajtimit vullnetar në institucionet e shërbimit të shëndetit mendor për sëmundjet e rënda mendore;
    f) personave, ndaj të cilëve kërkohet heqja ose kufizimi i zotësisë për të vepruar, në çdo fazë të këtij procesi;
    g) personave, të cilëve u është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar, që kërkojnë të nisin një
    proces kundër kujdestarit të tyre ligjor, për rifitimin e zotësisë për të vepruar, pa miratimin e kujdestarit ligjor;
    gj) personave, të cilët janë përfitues të skemave të mbrojtjes sociale;
    h) personave, të cilëve u është cenuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën diskriminim, bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga
    diskriminimi.

    Nese beni pjese ne nje kategorite e mesiperme, ju e keni te garantuar nga shteti avokatin falas. Ne varesi te vepres penale dhe te kushteve financiare ne te cilat ndodheni, ju mund te kerkoni nje avokat falas edhe si person i cili e ka te pamundur te perballoje nje avokat privatisht. Nese jeni ne faze hetimore kete duhet t’ja kerkoni organit hetimor. Nese jeni ne fazen e shqyrtimit gjyqesor kete duhet ta kerkoni gjate seances gjyqesore.
    Ju bej me dije se ne varesi te vepres penale mbrojta e viktimes se vepres penale behet nga organi akuzues. Ne parim, viktimes se vepres penale i garantohet nje avokat kryesisht.

    Faleminderit

  2. Pershendetje,
    Mbrojta ligjore e detyrueshme ne procesin penal i perket vetem te pandehurit dhe caktohet kryesisht nga gjykata, nese i pandehuri apo familjaret e tij nuk kane mundesi te pajtojne mbrojtes ligjor.
    Ne rastin tuaj, nese kerkoni te mbroni te drejtat tuaja gjate procesit, duhet te siguroni mbrojtes ligjor privatisht ose nese beni pjese ne kategorite perfituese te ndihmes juridike dytesore falas, mund te plotesoni formularet perkates dhe dokumentacionin perkates dhe t’i depozitoni ato ne organin procedues qe ka nisur hetimet. Nese ju plotesoni kriteret ligjore, atehere do t’ju caktohet nje avokat falas nga dhoma vendore e avokatise. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet