Mbrojtja e nevojshme

Pershendetje,
Cilat jane kushtet qe nje veprim te konsiderohet ne kuader te mbrojtjes se nevojshme? Dhe ju lutem a mund te me thoni edhe bazen ligjore se ku parashikohet kjo? Faleminderit,


Qytetari: V. K. Data: 28 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Mbrojtja e nevojshme”

  1. Përshëndetje! Qe të ndodheni para institutit të mbrojtjes së nevojshme duhet të respektohen disa kërkesa lidhur me sulmin e mbrojties.
    Kërkesat lidhur me sulmin janë:
    1. Burim sulmi jane veprimet e njëriut, kërkesë e domosdoshme kjo që e dallon mbrojtien e nevojshme nga nevoja ekstreme.
    2. Sulmi duhet të jetë I padrejtë, veprimtari e njëriut që I drejtohet për të vënë në rrezik direkt të drejtat ose interest e një personi të mbrojtura me ligj.
    3. Sulmi duhet te jetë I castit, aktual.
    4. Sulmi duhet të jetë I vërtet, pra ai ekziston objektivisht.
    Përsa I përket kushteve të mbrojtjes janë:
    1. Kundërsulmi duhet vetëm të cënojë të drejtat e sulmuesit.
    2. Mbrojtia lejohet për sprasjen e një sulmi kundër jetës, shëndetit, të drejtave e interesave të personit.
    3. Mbrojtja nuk duhet të kapërcej kufijtë e mbrojtjes së nevojshme.

    Mbrojtja e nevojshme parashikohet nga Neni 19 I Kodit Penal, I cili parashikon:
    “ Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit. Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.” Faleminderit

  2. Pershendetje

    Baza ligjore e mbrojtjes se nevojshme percaktohet neni 19 te Kodit Penal.
    Ne vijim gjeni dispoziten e plote ku percaktohen dhe kushtet qe konsiderohet mbrojtje e nevojshme.
    ‘Nuk ka përgjegjësi penale personi që ka kryer veprën duke qenë i detyruar të mbrojë jetën, shëndetin, të drejtat dhe interesat e tij ose të një tjetri, nga një sulm i padrejtë, i vërtetë dhe i çastit me kusht që, karakteri i mbrojtjes të jetë në proporcion me rrezikshmërinë e sulmit.

    Mospërputhja haptazi ndërmjet tyre përbën kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme.’ ( referuar nenit 19 te KP. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet