Mbledhje borxhi nga jashte Shqiperise

Pershendetje,

Kam nje fature te palikujduar nga nje kompani qe punoja ne vitin 2019. Fatura eshte leshuar nga kompania ime kundrejt kompanise ne fjale me seli ne Itali. Ca procedure mund te ndjek qe ta rikuperoj (te mund ta marr) kete borxh? Mund te perdor permbarimin ne kete raste? Komplikohet pak ceshtja sepse eshte ne nje vend jashte Shqiperise. Ne menyre vullnetare per pak e arrita likujtimin e fatures nga kompania tjeter, por si perfundim nuk e bene pagesen sepse une nuk bera dicka qe me kerkuan. Ca mundesish ligjore kam per ta rikuperuar kete pagese? Ju falenderoj


Qytetari: E. S. Data: 20 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mbledhje borxhi nga jashte Shqiperise”

  1. 1

    Pershendetje. Ne permbarim mund te paraqiteni vetem nese keni nje Urdher Ekzekutimi dhe fatura tatimore nuk eshte e tille. Ajo eshte Titull Ekzekutiv, pra per te leshohet Urdheri i Ekzekutimit. Problemi ne rastin tuaj eshte i lidhur me faktin qe referuar dispozitave proceduriale ne Shqiperi, ekzekutimi i detyrimit behet ne vendbanimin apo seline e debitorit, pra ne kete rast ekzekutimi duhet te behet ne Itali, ne baze te ligjt italian. Ju mund t’i drejtoheni nje zyre avokatie ne Itali, qe te mund t’ju japin keshillimin e duhur per rastin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet