Mbivendosjet e prones

Pershendetje,

Kerkoj ndihmen tuaj ne lidhje me problemin qe kam. Une kam blere nje toke afer shtepise te mbi-kalimi i Plepave, kur merr rrugen per ne Tirane nga autostrada. E gjithe zona ka mbivedosje pronash me njeri tjetrin. Disa nga lagja i kane marre certifikatat e pronesise. Ne fakt edhe une kur  e bleva token para 4 muajve e mora certifikaten e tokes, por tani me kane nxjerre problem se nuk me lejojne te ndertoje duke me thene qe kam mbivedosje. Jam interesuar te kadastra dhe me thane se si puna jote eshte gjysma e Durresit. Me thane se ne janar do dali ligji per rregullimin e tyre dhe qe duhet te prese. Lexova qe kishte dale dhe shkova serish sot me date 18 janar 2021 ne kadastren e Durresit.  Kesaj rradhe me thane qe kadastra eshte mbyllur per shkak te Covidit. Ju lutem me thoni se si duhet te veproj per zgjidhjen e kesaj problematike me pronen time? Faleminderit,


Qytetari: b. m. Data: 18 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Mbivendosjet e prones”

  1. 1

    Pershendetje. Per te zgjidhur problematiken tuaj ju duhet t’i drejtoheni me kerkese ASHK, drejtorise vendore Durres. Ne varesi te origjines se mbivendosjes do te percaktohet edhe ecuria e metejshme e zgjidhjes tuaj. Ne cdo rast, ASHK eshte e detyruar t’ju jape nje informacion te plote lidhur me origjinen e krijimit te mbivendosjes, nese eshte vetem nje mbivendosje ne harte, apo eshte edhe fizike, si dhe te beje matjet dhe evidentimin ne terren te pasurise. Nese ASHK nuk vepron ne permbushje te kompetencave ligore, ju me pas keni te drejte t’i drejtoheni gjykates administrative.
    Lidhur me faktin qe zyrat e ASHK aktualisht jane te mbyllura, ju mund te aplikoni nepermjet portalit qeveritar e-albania.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet