Mbivendosja e prones per nje objekt banimi ne proces legalizmi

Pershendetje,

Jam e interesuar te me jepni nje keshille dhe opinion ne lidhje me rastin me poshte.  Nje objekt banimi i ndertuar qe ne vitin 1999, i cili ka hyre ne proces legalizimi qe ne vitin 2005 dhe akoma nuk ka perfunduar procesi. Ne vitin 2013 i ka dal pronari truallit dhe kane mosmarreveshje. Pronari i truallit i ka hedhur ne gjyq. Ne favor te kujt eshte gjyqi ne kere rast dhe cfare fiton poseduesi i objektit te banimit? A ka te drejte pronari i truallit te prishe objektin ne proces legalizmi? Sa perfiton poseduesi i objektit te banimit? Shume faleminderit per ndihmen tuaj,


Qytetari: E. X. Data: 10 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Mbivendosja e prones per nje objekt banimi ne proces legalizmi”

  1. Pershendetje. Per t’ju dhene nje pergjigje perfundimtare duhet nje vleresim konkret i rastit, pasi ligji parashikon specifika. Megjithate, ne parim, procesi i legalizimit kishte per synim qe te pasurite e ndertuara pa lejen e autoriteteve kompetente, ne token e vete ndertuesit, apo ne token e personave te trete, te legalizoheshin. Ne rast se toka ku ishte ndertuar objekti i paligjshem eshte ne pronesi te nje personi te trete, kjo nuk e pengon legalizimin. Pronari i tokes do te kompensohet per token e tij, e cila do t’i kaloje ne pronesi personit qe ka realizuar ndertimin informal. Pavaresisht sa me siper, ligji per legalizimin e ndertimeve jo formale, ka te parashikuar edhe raste perjashtimore persa i perket legalizimit. Nje prej rasteve qe mund te pengoje legalizimin e objektit tuaj eshte kur toka eshte ne pronesi private dhe Plani i Pergjithshem Vendor per zonen ku keni realizuar ndertimin parashikon ndertime te larta, mbi 6 kate. Pra ne nje rast te tille, nuk kryhet legalizimi, por pronaret e pasurive informale kompensohen sipas percaktimeve te meposhtme:
    2. Për këto ndërtime veprohet si më poshtë:
    b) Pronari i truallit dhe/ose investitori dhe poseduesi i ndërtimit pa leje duhet të lidhin marrëveshje noteriale, e cila të përcaktojë vendosjen në dispozicion të poseduesit të pasurisë së paluajtshme ndërtimore, në çastin e përfundimit të objektit. Në asnjë rast, sipërfaqja ndërtimore që do të vihet në dispozicion, nuk mund të jetë më e vogël se sipërfaqja e përcaktuar për strehimin e familjeve të pastreha, sipas normave ligjore në fuqi për këtë kategori. Marrëveshja noteriale dorëzohet pranë autoritetit përgjegjës dhe ALUIZNI-t, që në momentin e paraqitjes së kërkesës për leje zhvillimi të pronës.
    c) Në rastin kur marrëveshja, sipas shkronjës “b”, të kësaj pike, nuk arrihet, pronari i truallit dhe/ose investitori detyrohet të sistemojë me banesë, familjen që posedon ndërtimin pa leje, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin nr. 9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar.”

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet