Mbivendoja e pronave

Pershendetje,
Babai im eshte bashkepronar i nje prone truall ne Allias,Tirane dhe pronesine e ka fituar me vendim te KKP qe ne vitin 1995 . Kjo prone eshte regjistruar ne hipoteke qe ne vitin 1995 si dhe referencat me te fundit per vertetim hipotekor datojne ne 2002 (per shkak te nje vendimi gjykate – pjestim pasurie).

Jemi perpjekur qe te pajisemi me certifikate pronesie , por nga ana e hipotekes jemi informuar qe prona jone rezulton me mbivendosje me nje prone tjeter dhe si rrjedhoje nuk mund te vijoje me regjistrimin pa zgjidhur mbivendosjen. Theksoj qe pasuria qe mbivendoset me pronen tone eshte regjistuar me vone se prona jone. Aktualisht mbi keto prone ka plan per ndertim. Theksoj qe pronen nuk e posedojme as fizikisht. Ju lutem, ne kete situate cfare veprimesh duhet te ndermerren nga ana jone qe te fitojme te drejten mbi pronen tone? Faleminderit,


Qytetari: D. A. Data: 27 April , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Mbivendoja e pronave”

  1. Në datën 22 Prill 2020, eshte publikuar në Fletoren Zyrtare ligji 20/2020, “Per perfundimin e proceseve kalimtare te pronesise”. Ky ligj, i cili do të hyjë në fuqi në datë 7 Maj 2020, ka parashikuar ndër të tjera edhe zgjidhjen e problemeve të mbivendosjes së pronave, duke përfshirë edhe ato të që kanë lindur përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, nga gabimet materiale ose pasaktësitë e hartave kadastrale apo të titujve të pronësisë.
    Në këtë rast, pas dates 7 maj, ju duhet të riaplikoni për t’u pajisur me çertifikatë pronësie për pronën pranë Drejtorisë Rajonale Vendore të ASHK-sё. Do të jetë kjo e fundit, e cila në momentin që evidenton mbivendosjen, ka detyrimin që të kontrollojë hartën kadastrale për të identifikuar nëse mbivendosja buron nga gabime ose pasaktësi në pozicionimin e titullit të regjistruar në hartën kadastrale. Nëse është e nevojshme, drejtoria vendore evidenton në terren pasuritë.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet