Pershendetje, Dua te di se cili mbiemer mbahet mbasi martohesh? Jam e detyruar nga ligji te marr mbiemrin e bashkeshortit, apo mund te mbaj timin? Po te dy mbiemrat a mund t’i mbaj? Faleminderit,
Qytetari: I.
Z.Data: 28 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.
Përshëndetje! Neni 51 i Kodit të Familjes, parashikon se: “ Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave.”
Sa më sipër, në momentin e lidhjes së martesës ju mund të mbani mbiemrin tuaj ose ta ndryshoni atë, duke marrë mbiemrin e bashkëshortit tuaj. Pra, ligji nuk te detyron per mbajtjen e mbiemrit të bashkëshortit, eshte zgjedhja juaj se cilin mbiemer do te mbani pas martese. Gjithashtu, ligji nuk parashikon mundesine e mbajtjes se te dy mbiemrave. Faleminderit