Mbiemri i bashkeshortes

Pershendetje,

A mund te marr mbiemrin e gruas, e cila ështe shtetase e huaj latine? Ajo ka dy mbiemra sepse ashtu e ka ligji atyre, nderkohe qe punonjesi i gjendjes civile me thote qe nuk mund ta marresh. Cfare parashikon ligji shqiptar ne lidhje me kete? Faleminderit,


Qytetari: K. G. Data: 15 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Mbiemri i bashkeshortes”

  1. Pershendetje,

    Në legjislacionin shqiptar përcaktohet qartë se shtetasi mund të mbajë vetëm një mbiemër. Kjo gjë është e sanksionuar në Ligjin Nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen Civile”, por edhe në Kodin e Familjes”, ku ne nenin 51 parashikohet se: “Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave”.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet