Mbi perfitimin e pages se luftes per muajin e dyte

Pershendetje,

Ushtroj aktivitetin si biznes me objekt sherbimet e parukerise dhe estetikes. Aplikova per perfitimin e pages prej 26 mije leke (paketa e pare) e cila mu miratua mua dhe 2 personave qe kam punesuar. Pagesa me kaloi ne dt. 10 Prill 2020.

Ju lutem mund te me informoni perse ende nuk ka kaluar paga per muajin pasardhes? Nevojitet kryerja e procedurave te tjera nga ana ime, pasi punonjeset jane ne pritje te rroges? A ka ndonje mundesi qe te mos e perfitoj rrogen e muajit te dyte ?

Mbetem ne pritje te pergjigjes suaj,

Ju faleminderit !


Qytetari: L. K. Data: 18 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mbi perfitimin e pages se luftes per muajin e dyte”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje ndihmen financiare sipas paketes se pare (miratuar me VKM nr. 254, date 27.03.2020) nuk eshte e nevojshme te beni asnje veprim tjeter (aplikim), persa kohe ju jeni perfitues dhe tashme keni marre pagesen e pare. Mbetet te prisni per disbursimin ne llogarine tuaj te pageses se dyte te akorduar sipas kesaj pakete.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet