Mbi pensionet.

Burri im ka punuar 33 vjet elektricist. 11 vjetët e fundit ka qenë i papunë. Ka mbyllur 2 vjet sigurimet si bujk privat dhe pensioni i ka dale 14.000 leke te reja. A eshte e drejte?


Qytetari: K. Z. Data: 15 November , 2019, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mbi pensionet.”

  1. Në përgjigje të pyetjes tuaj nëse është e drejtë apo jo masa e pensionit, kjo nuk është përgjigje që mund të merret vetëm nga avokati. Për të krijuar një ide të qartë të problemit tuaj duhet parë e gjithë dosja e pensionit dhe këtë ta rekomandoni me një ekspert kontabël, për të parë a ka qenë korrekt llogaritja e pensionit tuaj në raport edhe me ligjin. Megjithatë në qoftë se jeni e sigurtë që burrit tuaj i takon më shumë pension se aq, mund të shterni rekursin administrativ 1. Dega e Përfitimeve. 2. Komisioni Rajonal i Ankimit dhe 3. Komisioni Qendror i Ankimit. Në qoftë se Vendimet e tyre nuk ju japin zgjidhjen e dëshiruar mund t`i ankimoni në gjykatë dhe të ngrini padi në Gjykatën Administrative kompetente me objekt, “Shfuqizim aktesh administrative” dhe “Rillogaritje pensioni”, duke kërkuar një ekspert kontabël të miratuar, në mënyrë që të bëjë rillogariten.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet