Përshëndetje!
Nese me vendim gjykate aprovohet dhënia e avokatit falas, por drejtoria e ndihmës juridike falas e ankimon, ankim i cili rrëzohet nga gjykata pasi del qe DNJF e ka depozituar jashtë afatit.
Ne këto kushte à mund të përfitoj avokatin falas, apo duhet pritur ende nëse e ankimon drejtoria vendimin e gjykatës për rrëzim aknimi se ish jashtë afati? A paguhet nga shteti avokati që ndërkohë è ka nisur punën pasi e kanë caktuar me vendim nga Dhoma e Avokatise?
Faleminderit!
One Response
Pershendetje
Ne baze te ligjit 111/2017 vendimi per Ndihme Juridike te Granatuar nga Shteti, nuk ushtrohet Rekurs ne Gjykaten e Larte dhe ai vendim eshte perfundimtar. Avokati qe caktohet nga Dhoma e Avokatise, nuk paguhet privatisht.
Faleminderit