Mbi mundesine e perfitimit te ndihmes financiare nga shteti

Pershendetje,

Punoj si punetore ne nje biznes. Me kane larguar nga puna me date 10 mars per shkak te COVID-19. Interesohem te di nese mund te perfitoje ndihmen financiare prej 40.000 leke. Ekonomisti i kompanise me tha qe ka aplikuar, por qe nuk e ka pranuar sistemi se mos je larguar me pare (nuk mbante mend datat). Fola me pronarin dhe me thote eshte faji i qeverise. Si te veproje? Me eshte bere padrejtesi.

Faleminderit,


Qytetari: S. S. Data: 28 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mbi mundesine e perfitimit te ndihmes financiare nga shteti”

  1. Pershendetje

    Ju bejme me dije se nje nga kategorite qe perfitojne ndihmen financiare prej 40.000 leke jane te punesuarit e subjekteve te lejuar per te ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, sipas listepagesave te depozituara prane Sigurimeve. Nëse ju jeni larguar nga puna perpara kesaj date, atehere nuk mund te perfitoni ndihme financiare.

    Ju sugjerojme qe te komunikoni me ish-punedhenesin tuaj (ose ekonomistin e kompanise) ne menyre qe te verifikohet e saktesohet data e largimit tuaj nga puna. Ne rast se largimi juaj eshte nga data e hyrjes ne fuqi te urdhrave te dala nga Ministria e Shendetesise e ne vijim, atehere ju mund te aplikoni per te perfituar ndihme financiare. Aplikimi per llogarine tuaj kryhet ne sistem nga ish-punedhenesi juaj.

    Ne rast se aplikimi eshte kryer nga ish-punedhenesi juaj, kerkesa e tij eshte refuzuar nga administrata tatimore dhe ju keni konfirmuar qe jeni ne kushtet e perfitimit ne baze te dates se largimit nga puna, atehere keni te drejte te paraqisni ankese. Ankesa mund te paraqitet nga ish-punedhenesi juaj ose edhe nga vete ju si individ. Si individ, ju duhet të dërgoni ankesen sipas Formatin nr. 2, të plotësuar, në adresën e dedikuar të emailit: efiling.info@tatime.gov.al
    Është e rëndësishme që ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, NID përkatës të individit si dhe të dhëna të tjera të kërkuara në formular.

    Me poshte linku ku mund te konsultoheni me ne detaje me kriteret e perfitimit dhe menyren e aplikimit sipas paketes se ndihmes financiare nr.2: https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1374/paketa-e-ndihmes-financiare-nr2-njihuni-me-menyren-e-aplikimit-per-te-perfituar-ndihmen-financiare-sipas-vkm-nr-305-date-16042020

    Ndersa ne linkun ketu keni te detajuar menyren sesi mund te ankoheni nese kerkesa juaj per perfitimin e ndihmes financiare eshte refuzuar ose nuk iu është dhënë mundësia për të aplikuar:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/0/1379/trajtimi-i-ankesave-per-paketen-e-ndihmes-financiare-2-menyra-se-si-duhet-te-aplikoni

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet