Mbi masen e pensionit te invaliditetit

Përshëndetje!
Jam një zonjë nga Burreli. Jam invalide e plotë e grupit të 2. Marr pension 5,000 lekë në muaj se aq vite pune pata, që nga viti 2015. Dua t’ju pyes a ka nje vendim qeverie që percakton se pensioni im të jete mbi 10,000 lekë në muaj?
Faleminderit!


Qytetari: H. S. Data: 8 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Mbi masen e pensionit te invaliditetit”

  1. Pershendetje! Duke qene se jeni invalide e plote, sipas nenit 37 te ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, parashikon shumen e pensionit te invaliditeti te plote. Perkatesisht eshte parashikuar se shuma e pensionit te invaliditetit te plote te llogaritet ne te njejten menyre si pension pleqerie. Pra, cdo pension invaliditeti vlersohet ne bazë të viteve të punës. Gjithashtu eshte parashikuar se shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi.
    Keshillit i Ministrave me date 26.12.2018 miratoj vendimi per percaktimin e pages minimale ne shkalle vendi 26,000 leke. Ndersa paga neto e sipercituar ne llogaritjen e shumes se pensionit, eshte: Paga neto = Paga bruto – Kontributet e sigurimeve shoqërore – Kontributet e sigurimeve shëndetësore -Tatimin mbi të ardhurat.
    VKM-ja nr. 431, datë 8.6.2016 “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit, procedurave dhe të masës për përfitimin e aftësisë së kufizuar e të ndihmësit personal dhe të strukturave përgjegjëse e të detyrave të tyre në zonat pilot”, të ndryshuar, te cilit i referoheni me siper perjashton rastet kur :
    a)personat që i ka lindur e drejta për t’u trajtuar me pension sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, para datës së intervistës së vlerësimit;
    b)personat që nuk kanë qenë në marrëdhënie pune, para lindjes të së drejtës për komisionim, dhe nuk përfiton nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Faleminderit

  2. Pershendetje. Nga vlera e pensionit tuaj, mendoj se ju jeni perfituese e pensionit te reduktuar te invaliditetit. Kete pension e perfiton personi i cili nuk ploteson periudhen minimale te sigurimit per te perfituar pension te plote invaliditeti.
    Pensioni juaj eshte llogaritur ne baze te formules perkatese, sipas periudhes se vjetersise ne pune.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet