Jam denuar sipas nenit 63 per kryerjen e denimit brenda 6 muajve nga marrja e vendimit forme te prere ne daten 24.02.2022. Vendimi ka qene se bashku me te pandehur te tjere te cilet e kane ankimuar vendimin ne gjykaten e apelit. Nga ana e prokurorit nuk eshte nxjerre urdher ekzekutimi ne shkurt te vitit 2022 por ne shkurt te vitit 2023 pasi ka perfunduar gjyqi i apelit per te bashkepandehurit. Une kam shkuar tek sherbimi i proves dhe aty me thone qe urdheri eshte i paekzekutueshem pasi ka kaluar afati ne vendimin e gjykates duhej te perfundonte ne 24.08.2022. Po kalojne 2 muaj dhe nuk po lejohem te kryej punen ne interes publik sipas urdherit te prokurores ne daten 6 shkurt 2023..Pres pergjigje. Faleminderit.
One Response
Pershendetje,
Alternativat e dënimit me burgim që parashikohen ne nenet 58- 64 te Kodit Penal, nuk janë lloje dënimesh, por vetëm mënyra të vuajtjes së dënimit me burg, dhe aplikohen me qellim reduktimin e demit te ardhur nga vepra penale për individin dhe reduktimi i përfshirjes se individit ne sistemin e drejtësisë penale, kur plotësohen kriteret për aplikimin e tyre sipas llojit te alternatives se aplikuar. Pezullimi i ekzekutimit te dënimit me burg dhe kryerja e një pune në interes publik është një nga alternativat e dënimit me burgim.
Puna me interes publik nënkupton kryerjen nga i dënuari të një pune, me pëlqimin e tij dhe pa shpërblim, në favor të interesit publik apo shoqatës së caktuar në vendimin e gjykatës, për një kohë nga dyzet deri në dyqind e dyzet orë.
Kjo alternative parashikohet ne nenin 63 te Kodit Penal dhe është një dispozite e veçantë e cila ndryshe nga te tjerat e këtij kreu qe zëvendësojnë mënyrën e vuajtjes së dënimit me burg, nëse zbatohet siç duhet nga i dënuari, e bën dënimin të paqenë, pra sikur të mos ishte dënuar asnjëherë.Pra ne certifikaten e gjendjes gjyqësore (dëshminë e penalitetit), do të dilni me statusin i padënuar.
–Persa me siper ju referojme ti drejtoheni sherbimit te proves me kerkese me shkrim per te ekzekutuar vendimin e gjykates per kryerjen e punes në interes publik/ vullnetare.
Faleminderit!