Mbi kontraten e sipermarrjes me firmat e ndertimit

Pershendetje,

Ne jemi 10 bashkepronar qe kemi nje truall 400 m2 ne pronesi dhe duam t’ja japim nje firme ndertimi per pallat. Kjo firme na ka thene qe jep 40%  te siperfaqes ndertimore ne kembim te truallit. Ju lutem une nuk kam njohuri fare mbi keto ceshje, dua nga ana juaj te me tregoni sa na perket neve ndertim dhe si perllogaritet kjo perqindje 40 %? Cfare kontratash duhen te lidhen me firmen? Ju lutem nje sqarim juridik te detajuar nga ana juaj ne lidhje me dhenien e nje trualli per ndertim? Ju faleminderit

5


Qytetari: R. t. Data: 29 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Mbi kontraten e sipermarrjes me firmat e ndertimit”

  1. 2

    Pershendetje.

    Lidhur me pyetjet tuaja:
    Si perllogaritet kjo perqindje 40 %?
    40% llogaritet mbi siperfaqen ndertimore qe do te realizohet ne truallin tuaj, sipas njesive perkatese, pra 40% apartamente, 40% vende parkimi dhe 40% njesi sherbimi (dyqane). Kjo percaktohet ne baze te projektit te ndertimit dhe eshte ne varesi te kateve te ndertimit te objektit. Menyra se cilat njesi do te perfitoni konkretisht duhet te percaktohen ne kontraten e lidhur midis jush. Zakonisht ne kontrata percaktohet qe 50% e njesive qe ju takojne zgjidhen nga ju dhe 50% nga sipermarresi, por mund te percaktoni edhe menyra te tjera. Nese nuk gjeni dakordesi, mund te caktohet nje ekspert.

    Cfare kontratash duhen te lidhen me firmen?
    Se pari me shoqerine ndertuese, sipermarresin, do te lidhet nje kontrate sipermarrjeje. Do t’ju rekomandonim te ishit te kujdesshem ne leximin e kushteve te kontrates, pasi mund te penalizoheni ne raport me afatet, kushtet penale, apo parashikime te tjera. Pas perfundimit te ndertimit dhe regjistrimit ne Kadaster, lidhet nje kontrate shkembimi, nepermjet te ciles ju beheni pronare te njesive perkatese. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet