Mbi dhurimin e prones te femijet

Pershendetje,
Duam t’ju dhurojme femijeve ne moshe madhore prone (kat banimi).  Njerin nga femijet e kemi ne certefikate familjare dhe tjetri eshte familje me vete.
Pyetjet: A i jepet me akt dhurimi femijes qe nuk eshte ne certifikate familjare? A duhet te behet rivleresimi i pasurise per pronen qe do te dhurohet ?

Faleminderit,


Qytetari: L. D. Data: 5 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mbi dhurimin e prones te femijet”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ju mund t’ia dhuroni pronen femijeve tuaj pavaresisht faktit nese jane apo jo ne perberje te certifikates familjare.
    Gjithashtu, ju bejme me dije se përjashtohen nga tatimi i të ardhurave, transaksionet apo marrëveshjet për dhurimin e pasurive midis familjarëve të afërt, midis bashkëshortëve, prindërve te fëmijët dhe anasjelltas. Perjashtim nga tatimi i 15% vlen vetem per pronen e pare te dhuruar.
    Udhezimi i Ministrise se Financave dhe Ekonomise Nr. 15, datë 3.4.2020 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Udhezimin nr.5, date 30.01.2006 “Per tatimin mbi te ardhurat” percakton: “Të ardhura të përjashtuara”, jane: Të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë për banesën dhe/ose truallin, brenda lidhjes gjinore në familje, bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, vetëm një herë ndaj një përfituesi, nëpërmjet dhurimit dhe/ose heqjes dorë nga pasuria”.

    Në momentin e dhurimit, përveç aktit të dhurimit ose të heqjes dorë për kalimin e së drejtës të pronësisë së banesës dhe ose truallit, duhet të paraqitet dhe depozitohet pranë noterit, dokumenti/vërtetimi që provon lidhjen gjinore në familje ndërmjet palëve që mund të jenë bashkëshort/bashkëshorte, prind/fëmijë dhe anasjelltas.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet