mbi denimin altetnativ

jam denuar me denim alternativ sipas nenit 63 Kp me 90 dite pune ne komunitet per drejtim te paligjshem te automjetit, ne rast se dua te aplikoj per vize amerikane pyetjes a ke qene i denuar me pare ti pergjigjem me po apo jo ? Flm

Qytetari: H.S.
Data: 8 Gusht 2023, Kategoria: Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Puna me interes publik nënkupton kryerjen nga i dënuari të një pune, me pëlqimin e tij dhe pa shpërblim, në favor të interesit publik apo shoqatës së caktuar në vendimin e gjykatës, për një kohë nga dyzet deri në dyqind e dyzet orë.
    Kjo alternative parashikohet ne nenin 63 te Kodit Penal dhe është një dispozite e veçantë e cila ndryshe nga te tjerat e këtij kreu qe zëvendësojnë mënyrën e vuajtjes së dënimit me burg, nëse zbatohet siç duhet nga i dënuari, e bën dënimin të paqenë, pra sikur të mos ishte dënuar asnjëherë.Pra ne certifikaten e gjendjes gjyqësore (dëshminë e penalitetit), do të dilni me statusin i padënuar.
    Pra pergjigjen ne aplikim vendoseni ne opsionin “jo”.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje