Mbi blerjen e prones “shtet”

Pershendetje,

Dua te blej nje prone ne pronesi te shtetit qe eshte e llojit “pyll”.  Kam pyetur tek bashkia dhe me thone qe nuk e kemi ne pronesi, sepse nuk jua kane kaluar me VKM. Une dua ta blej kete prone te llojit “pyll”.
Desha te di nga ju, si mund te veproj? Ku duhet te drejtohem per ta privatizuar? Si mund ta blej?
Nese keni nje baze ligjore apo ligje perkatese ju lutem me ndihmoni duke mi vene ne dispozicion.
Faleminderit,


Qytetari: B. T. Data: 13 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mbi blerjen e prones “shtet””

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne perputhje me ligjin nr. 8744, dt 22.02.2001, ne piken i te nenit 3 eshte percaktuar llojet e pasurivete cilat i tranferohen psuhtetit vendor, ku midis te cialve jane dhe pyjet, kullotat, parqet etj. Po ne kete ligj percaktohet se transferimi i prones behet nepermjet kalimit te pronesise ose dhenien ne perdorim njesise se qeverisjes vendore. Se bashku me tranferimin e prones behet dhe transferimi i dokumentacionit te prones ne fjale. Ne kete kuptim gjykoj se prona duhet te jete transferuar ne administrimin e njesise se qeverisjes vendore. Ne te kundert ne perputhje me po kete ligj duhet te jete ne nje nga kushtet e revokimit te tranferimt te parashikuara ne nenin 8/a te ketij ligji.

    Ne kushtet ne te cilat ndodheni, ju keshilloj te dergoni nje kerkese zyrtare njesise vendore pergjegjese qe te prenoncohet mbi pronesise e pasurise qe ju doni te blini. Ne varesi te pergjigjes, me pas duhet te merrni hapat e tjere te nevojshem drejtuar Ministrise se Financave, pasi ne cdo rast procedura e shitjes ndiqet nga Ministria e Financave ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Prones Publike te cilat kryejne verifikimet e duhura per shitjen e prones publike dhe japin autorizimet e nevojshme ne rast se vendoset shitja.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet