Certifikata e pronesise per pasurite ne bashkepronesi

Pershendetje. Kam degjuar per disa ndryshime ligjore ne lidhje me pajisjen me certifikate pronsise ne kushtet kur jemi shume bashkepronare. Jemi 9 bashkpronar dhe kemi vetem nje certifikate pronesie per pasurine. Dua te di nese ne bashkpronaret e tjere mund te aplikojme sejcili per certifikate pronsie ne lidhje me pjesen tone takuese? Ka dal ky ligj qe e lejon kete gje dhe nese po, a eshte ne fuqi? Faleminderit


Qytetari: T. a. Data: 9 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie, Legjislacion.

One response to “Certifikata e pronesise per pasurite ne bashkepronesi”

  1. 2

    Pershendetje
    Ne nenin 17, pika 2 te Ligjit nr. 111/2018 ‘Per kadastren’ percaktohet se: “Certifikata e pronësisë i lëshohet vetëm personit pronar ose bashkëpronarëve. Në rastin e bashkëpronësisë certifikata hartohet në aq kopje sa është numri i bashkëpronarëve”.
    Pra, ne baze te kesaj dispozite ligjore, sejcili prej bashkepronareve te pasurise mund te kerkoje prane Agjensise Shteterore te Kadastres, Drejtorise Vendore, per t’u pajisur me certifikate pronesie mbi pasurine. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet