Mbi bashkepronesine e objektit te legalizuar

Pershendetje,

Duke qene se babai kishte ne pronesi te veten nje truall, ndertuam nje vile 4 kateshe. Ky objekt u legalizua vjet dhe u regjistrua ne emrin e babit. Une isha ne certifikate familjare, si gjate momentit te legalizimit, ashtu edhe te regjistrimit te pasurise ne hipoteke. Jam e interesuar te di nese me takon te jem bashkepronare edhe une mbi kete pasuri apo jo? Faleminderit,


Qytetari: a. j. Data: 27 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Mbi bashkepronesine e objektit te legalizuar”

  1. 1

    Pershendetje. Pasuria eshte ne bashkepronesi vetem te prinderve tuaj, referuar dispozitave te Kodit te Familjes per regjimin pasuror ne bashkepronesi. Nderkohe femijet, pavaresisht nese jane apo jo ne certifikate familjare, apo pavaresisht moshes se tyre nuk jane bashkepronare. Nese ju keni kontribuar ne ndertimin e shtepise, duhet te kishit aplikuar per legalizim se bashku me babain. Ne kete menyre pasuria do te ishte regjistruar edhe ne emrin tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet