Mbeturinat

Pershendetje! Ngjitur me banesen time kam nje furre buke, te cilet vazhdimisht hedhin mbeturinat nga ana ime, si dhe kane disa tuba uji qe shkaktojne shume lageshti te muri jone. Nuk e kam zgjidhur ceshtjen as me bashkine e as me inspektoratin. Ju lutem ca te bej? Faleminderit,


Qytetari: I. K. Data: 30 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Mbeturinat”

  1. Pershendetje,

    Ne kushtet ne te cilat ndodheni, duke qene se keni ezauruar ankesat ne rruge administrative , vleresoj se e vetmja rrugezgjidhje per problemin tuaj eshte ajo gjyqesore. Ju duhet te inicioni nje gjyq civil, padi mohuese (Neni 302 Kodi Civil), ku te kerkoni nga fqinji pushimin e cenimit te prones, si dhe t’ju shperbleje demet qe ju ka shkaktuar.
    Nese jeni subjekt i Ligjit 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, ju mund te plotesoni formularet dhe dokumentacionin perkates per marrjen e nje avokati falas, ne perputhje me parashikimet e ketij ligji.

    Padia mohuese
    Neni 302
    Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen, dhe, kur është rasti të shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar.

    Faleminderit

  2. Pershendetje! Ju mund t’i drejtoheni gjykates ne baze te nenit 302 te Kodit Civil me padi mohuese.
    Padia mohuese parashikon se: Pronari ka të drejtë të kërkojë nga cilido që e cenon në pronësinë e tij, por pa u zhveshur nga posedimi, të pushojë cenimin dhe të mos përsërisë këtë në të ardhmen dhe kur është rasti, të shpërblejë dëmet që mund t’i ketë shkaktuar. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet