Mbajtja e rroges

Pershendetje.

Une punoj ne nje dyqan dhe gjate kohes se pandemise me kerkuan ne prill qe te shkoj ne pune dhe i komunikova qe derisa te qetesohet situata nuk mundem pasi qyteti im ka shume te infektuar dhe ne pune jam ne kontakt me njerezit. Pas 2 ditesh me heqin nga siguracioni. Sipas kontrates me kane mbajtur nje rroge pa ma dhene, pasi me duhet te njoftoj nje muaj para se le punen qe ate rroge ta mar kur te largohem, ndryshe nuk e mar. Meqenese me kane hequr nga siguracioni, pra jam pushuar nga puna, une kerkoj likujdimin, pra mbajtjen e rroges , te cilen nuk ma japin. Tani ne kohe pandemie une jam e detyruar te rri ne shtepi, por kjo nuk domethene qe po le punen. Punedhenesi me hoqi duke me thene qe nuk ta paguajm siguracionin per sa kohe je ne shtepi, kur te vish ne pune te fusim prape se nuk kemi mundesi.


Qytetari: D. S. Data: 10 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mbajtja e rroges”

  1. 2

    Pershendetje,

    Pavaresisht parashikimit ne kontrate, mbajtja e pages ndaj punemarresit eshte ne kundershtim me Kodin e Punes. Vetem kur provohet se punemarresi i ka shkaktuar dem punedhenesit me vendim gjykate, punedhenesi ka te drejte qe te mbaje nje shperblim per demin e shkaktuar nga zgjidhja e kontrates se punes. Ne rastin tuaj, pavaresisht vijueshmerise se marredhenies, nese kontrata eshte pezulluar apo zgjidhur, punedhenesi eshte i detyruar qe t’ju paguaje pagen per periudhen qe keni qene ne pune dhe te derdhe te gjitha kontributet perkatese per sigurimet shoqerore dhe shendetesore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet