Mbajtja e dy mbiemrave

Pershendetje,
Jam e interesuar te di nese e lejon legjislacioni shqiptar mbajtjen e dy mbiemrave.  Nese mund te shtohet mbiemri i bashkeshortit pas mbiemrit te vajzerise apo duhet te perzgjedhim vetem nje mbiemer? Faleminderit,


Qytetari: J. I. Data: 18 December , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Mbajtja e dy mbiemrave”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ligji shqiptar njeh mbajtjen e vetem te nje mbiemri, i cili mund te jete i njerit prej bashkeshorteve ose bashkeshortet mund te mbajne mbiemrin e tyre.
    Me tej Kodi Familjes parashikon ne nenin 51: “Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet.Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave”

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet