Mbajta peng e femijeve

Pershendetje,

Kam qe nga dt. 28 gusht 2020 pa takuar femijet sepse i ka marr ish-bashkeshorti drejt Greqise e deri me sot nuk i ka sjell. I ka lene pa shkolle dhe duke iu rrezikuar jeten ne kete kohe pandemie. Madje i ka lene edhe vetem ne Greqi kur ai vjen ne Shqiperi. Cfare duhet te bej qe femijet te kthehen ne Shqiperi se jane te mitur? Ai i ka kaluar nga kufiri sepse kishte nje vendim gjykate ku e autorizonte per te udhetuar me femijet, por tashme ky vendim ka mbaruar. I kam derguar prokure per t’u pajisur me leje kalimi dhe te kaloje ne kufi dhe ai serish nuk kthehet me femijet. Ku te drejtohem ju lutem, se femijet me kerkojne te kthehen ne Shqiperi dhe te jene prane meje? Faleminderit,


Qytetari: e. n. Data: 8 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Mbajta peng e femijeve”

  1. Pershendetje
    Ne cdo rast, ne cilesine e prindit, ju ligjerisht jeni nje nder kujdestaret ligjor te femijeve tuaj, pavaresisht se i jane lene per rritje dhe edukim prindit tjeter. Ju keni te drejten e takimit, si dhe te interesoheni per ecurine e tyre shendetesore, ne shkolle dhe cdo aspekt tjeter te jetes se tyre. Ne rast se elemente te caktuar te rritjes dhe edukimit te femijeve ju nuk i zgjidhni me mirekuptim, atehere ne cdo moment, edhe pasi te jete zgjidhur perfundimisht martesa, keni te drejte te paraqisni kerkese prane gjykates.
    Ne rastin tuaj, ju keni te drejte qe te beni nje ankim ne polici, per te kerkuar qe te takoni femijet tuaj. Largimi i femijes jashte vendit, pavaresisht se ka qene i autorizuar me vendim gjykate , nuk sherben per t’iu penguar juve per te takuar femijet. Nese jemi ne kushtet qe bashkeshorti juaj ju pengon per t’i takuar femijet, do t’ju vinte ne ndihme qe te kishit nje adrese te sakte te ish- bashkeshortit tuaj, per ta deklaruar ne polici, me qellim qe te kerkohet bashkepunimi me autoritetet e shtetit grek. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet