Mashtrimi me kredi

Pershendetje,

Ju lutem nje informacion se ku duhet te drejtohem per te cuar ne gjykate nje nga institucionet financiare qe operojne ne vend, se bashku me bashkepuntoret e tyre. Konkretisht kane perdorur te dhenat e mia e te tim shoqi per te leshuar kredi ne emrin tone, duke fallsifikuar firmat, si dhe duke perdorur dokumenta te rreme. Mund ta keni degjuar ne media, behet fjale per ceshtjen e mashtrimit te romeve, ku doli qe nuk ishin te vetmit, por kjo situate na ka ndodhur edhe neve. Ku mund te drejtohemi per ta adresuar kete problem?

Ju faleminderit,

Qytetari: S.H.
Data: 25 Gusht 2022, Kategoria: Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Nga sa ju parashtroni, jemi perpara elementeve te disa veprave penale, ndaj ju duhet te drejtoheni prane organit te Prokurorise per te depozituar kallezimin penal. Do te jete detyre e organit te Prokurorise te kryeje hetimiet e te beje klasifikimin e duhur te vepres penale te konsumuar.
    Per ndjekjen e ceshtjes konkrete ju mund te kontaktoni edhe me nje avokat, ose ne rast se jeni individ me te ardhura te pamjaftueshme apo kategori e vecante (invalid, viktime e dhunes ne familje, i verber, etj.), ne referim te nenit 11 dhe 12 te ligjit nr.111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”, ju mund te paraqiteni prane Qendres se Ndihmes Juridike PAresore te qytetit tuaj, per te ndjekur proceduren per perfitimin e ndihmes juridike dytesore (avokat falas). Informacione te detajuara ne lidhje me kriteret per perfitimin e avokatit falas dhe adresat e Qendrave mund te gjeni ne linkun https://ndihmajuridike.gov.al/.

    Faleminderit!

Lini një Përgjigje