Masat e sherbimit proves

Pershendetje,

Gjykata ka vendosur:
– Mos frekuentimin e lokaleve qe sherbejne pije alkoolike
– Trajtimin e varesise alkoologjike ne nje institucion rehabilitues.
Nese une nuk jap pelqimin per njeren nga masat, pra kete te trajtimit te varesise, a rrezikoj te shkoj ne burg?  Pra ose asnje mase ose te gjitha? apo ka dhe rruge te mesme? Faleminderit


Qytetari: S. H. Data: 11 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Masat e sherbimit proves”

  1. Pershendetje

    Vendimet e gjykates qe kane marre forme te prere jane te detyrueshme per tu zbatuar dhe zbatueshmeria e tyre nuk eshte ne varesi te pelqyeshmerise se paleve.
    Sherbimi i proves eshte autoriteti i cili monitoron permbushjen e kushtit, pra te detyrimeve te vena nga gjykata, nga ana e te denuarit. Nese i denuari gjatë afatit të provës, shkel kushtet ose detyrimet që i janë vendosur, shërbimi i provës i raporton menjëherë prokurorit.
    Për shkelje të rënda ose të përsëritura, prokurori i kërkon gjykatës ndryshimin e detyrimit të vendosur, shtimin e detyrimeve të tjera, zëvendësimin e tyre me një sanksion tjetër, ose revokimin e vendimit të pezullimit të dënimit dhe vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në burg.

    Ne kete kuptim, denimi plotesues permes sherbimit te proves, nuk eshte i detyrueshem, por eshte nje forme detyruese per te denuarin, qe ky i fundit te rehabilitoje sjelljen e tij. Ne rast se nuk vepron keshtu, pra sipas detyrimeve te caktuara nga gjykata, pasoja eshte vijimi i denimit me burg.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet