Masat e reja ne situaten e pandemise

Pershendetje,

Duke marre shkak nga masat e aplikuara ne kete situate pandemie, qe nga gjoba nese nuk ke leje dalje per te bere pazar, doja te informohesha me teper rreth ligjit te ri te denimit deri ne 6 muaj.
Ekzaktesisht une personalisht nuk mund te marr leje ditore per pazare, per arsyen se nuk kam ndarje ne gjendjen civile nga familjaret dhe jetoj ne qytet tjeter. Familja ime ka te moshuar ne perberje dhe familjareve te mi i duhet leja me shume sesa mua, pasi furren e bukes dhe dyqanet e tjera i kane me larg, Per kete arsye une nuk mund te pajisem me leje per dalje.

Ne kete rast doja te dija se, nese ndalohem nga policia (me siguri prane shtepise kur jam duke shkuar ne dyqan per blerje ditore), a denohem me gjobe apo burg? Dhe nese denimi eshte me burg,  duke qene se gjykatat nuk punojne ne kete periudhe, a me jepet e drejta e gjykimit apo denimi eshte i menjehereshem? Faleminderit,


Qytetari: V. B. Data: 17 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Masat e reja ne situaten e pandemise”

  1. Pershendetje,
    Ndryshimet ligjore ne kodit penal per te cilat interesoheni nuk kane hyre akoma ne fuqi, pasi do te duhet te dreketohen dhe me pas te botohen ne fletoren zyrtare. Dalja jashte ambientit te banimit pa leje te posacme ose autorizimin nga autoritetet, perben shkelje qe denohet vetem me gjobe.
    Per sa i perket pyetjes tjeter, ne te gjitha rastet, askush nuk mund t’ju denoje menjehere apo t’ju mbaje ne ambjente paraburgimi dhe burgimi, pa nje vendim gjyqesor dhe pa nje proces te rregullt ligjor, edhe ne kushtet e situates ku ndodhemi. Faleminderit,

  2. Pershendetje. Per momentin ne fuqi jane vetem sanksionet administrative me gjobe, pasi ndryshimet e Kodit Penal nuk kane hyre ende ne fuqi. Duhet me pare te dekretohen nga Presidenti dhe te botohen ne Fletore Zyrtare. Nese gjate kesaj kohe, ju dilni prane shtepise pa lejen perkatese dhe ndaloheni nga policia, ajo ka te drejte qe t’ju gjobise me 10.000 leke gjobe. Ju sugjeroj qe ta praktikoni lejen me dite te alternuara me familjaret tuaj, ne menyre qe te mos rrezikoni sanksionimin, deri ne normalizimin e gjendjes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet