Masa disiplinore per avokaten

Pershendetje,

une kam perfituar ndihme juridike falas. Gjykata e pranoj kerkesen time dhe caktoi nje avokate xx.
Por une marr vesh se ajo ka qene avokat mbrojtes i pales qe une do hedh ne gjyq. (kete prove e kam marre nga vendimi gjyqesor kur thuhet pala paditese xxxx mbrojtuar nga avokate xxxx). Pra nga kjo avokate qe kam une . Ajo nuk me ka treguar gje qe kam qene avokate e kesaj pale, por me thote qe nuk e hapim dot gjyqin se nuk e fiton 100% .
Pra edhe terrorist te kisha qene duhet te me mbroj interesat e mia e fitoj apo jo, pasi eshte gjykata qe jep vendimet.
Para 1 muaji dorezova ne sekretari kerkesen per zevendesimin e kesaj avokate me nje tjeter, por gjykata akoma nuk ka vendosur daten e gjyqit dhe me zvarrit ……. palet e tjera qe kerkojne ndihme juridike dalin brenda 5 diteve ne gjyq, ashtu sic dola edhe une heren e pare, por kete here po ma zvarrisin daten e gjyqit duke rrezikur interesin e gjyqit qe une dua te hap….. Ju lutem me keshilloni se cfare duhet te bej dhe sesi duhet te veproje? Faleminderit,


Qytetari: E. B. Data: 3 December , 2019, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Masa disiplinore per avokaten”

  1. Mund të kërkosh ndihmë parësore në Klinikën e Ligjit pranë Ministrisë së Drejtësisë, deri kur gjykata të vendosë një avokat tjetër për të mbrojtur interesat e tua. Me ndihmë parësore kuptohet përgatitja e materialeve dhe konceptimi i kërkesë-padisë.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet